069 700 3337 Kërko

https://www.ascad.org
069 700 3337

ASCAD 2022

Ju ftojmë të merrni pjesë në Kongresin e  I-rë të ASCAD, Shoqata e Dermatologjisë Kozmetike & Aestetike Shqiptare.

Ky Kongres do të mbledhë profesionistët e fushës së Mjekësisë, të cilët operojnë në fushën e Dermatologjisë Kozmetike, Mjekësise Estetike dhe Kirurgjisë Plastike, ku do të shkëmbejnë informacionet më të fundit mes tyre. Kjo fushë ashtu si në të gjithë botën edhe në vendin tonë po ecen me ritme shumë të shpejta. Qëllimi i këtij Kongresi është për të na mbajtur të përditësuar me zhvillimet më të fundit shkencore në këtë fushë duke ofruar një program shkencor dhe klinik të larmishëm. ASCAD synon të promovojë shkencën dhe praktikën e Kozmetikës & Estetikës Mjekësore, duke ofruar një program ku mjekët do të sjellin njohuri të reja, të shkëmbejnë përvoja klinike dhe kërkime shkencore si dhe të ndërtojnë rrjete dhe bashkëpunime profesionale.

 

Komiteti Shkencor ka listuar këto tema për prezantim gjatë Kongresit:

Kategori

Akne & Crregullimet e lidhura me të

Angiologji & Hemangioma

Cikatrice 

Covid-19 

Dermatologji Aestetike

Dermatologji Kozmetike

Flokët & Thonjtë

Fotodermatologji

Kirurgji Plastike

Laser & Burimet e dritës

Mjekësi Estetike

Psychodermatologji

Plakja e lëkurës

Pigmentimet & Melasma

Shëndeti lëkurës & Mikrobiota

Vitiligo

 

Deadline i Abtraktit: 28 Shkurt 2022

Abstrakti

Duhet të perfshijë:

3000 karaktere ose 250 fjalë

Hyrjen & Objektivat

Materiali & Metoda

Rezultatin

Konkluzione

 

Programi

Leksione Plenare

Përditësime Klinike

Raste Klinike

Komunikim i lirë

Poster

Kurse 

Ekspozitë

Simposium

Propozimet për temat e Simposiumit do të vlerësohen për miratim nga Komiteti Organizativ.

Paketat e pjesëmarrjes së Kompanive do të prezantohen në dt 20.01.2022 

Për informacione të mëtejshme mund të na kontaktoni në info@ascad.org.