069 700 3337 Kërko

https://www.ascad.org
069 700 3337

Kujt ja beson Lekuren tende ???

https://tiranapost.al/stil-jete/nese-po-mendon-te-besh-nje-nderhyrje-apo-trajtim-estetik-me-pare-njihu

Titulli: Nëse po mendon të bësh një ndërhyrje apo trajtim estetik, më parë njihu me këshillat e ASCAD
Sa informacion kërkon përpara se të shkosh në një klinikë estetike apo dermatologjike? Pavarësisht nëse shkon për një vizitë, trajtim, ndërhyrje estetike apo për lazer mbi ç`bazë vendos se kujt ia beson lëkurën?
Është e rëndësishme të mos trokasësh në derën e parë që gjen hapur, në ato klinika që të dalin “sponsored” me ulje çmimi në rrjete sociale. Jo të gjitha shërbimet, në çdo të ashtuquajtur klinikë, ofrohen nga specialistë dhe mjekë. Ndaj një grup mjekësh, kryesisht dermatologë janë bërë bashkë nën emrin e shoqatës ASCAD, akronim i “Albanian Society for Cosmetic & Aesthetic Dermatology”.
ASCAD ka për qëllim të mbrojë çdokënd që kërkon trajtim estetik dhe dermatologjik për të mos rënë në duar joprofesionistësh. Pajisjet estetike nuk janë bërë për t`u vënë në përdorim nga kushdo. Shkollimi si mjek, pastaj trajnime ekstra janë të nevojshme. Ashtu siç për zemrën kërkon kardiologun më të mirë, edhe për lëkurën (organin më të madh të trupit) duhet më shumë vëmendje. Po tani s`është e vështirë. ASCAD ka krijuar një website ku gjendet edhe lista e tre kategorive: “Dermatolog estetist, mjek estetist dhe kirurg plastik”, me 5 vjet punë, mbi 10 vjet dhe mbi 15 vjet.
Web-i ka edhe një mori të tërë informacionesh mbi trajtimet estetike dhe veprimtarinë e ASCAD. Mund të klikosh këtu kur të duash. Të kthehemi edhe njëherë tek veprimtaria e shoqatës që po punon edhe mbi sistemimin e mbetjeve spitalore.
Ofrimi i kurseve dhe trajnimeve për specialistë mjekësorë është një tjetër fushë veprimtarie. Me qëllim rritjen e standardit të shërbimit.
Një fenomen që shqetëson gjithashtu mjekët pjesë e ASCAD është dalja në publik dhe referimi si profesionistë e lloj lloj njerëzish. Ata ftohen sa në një studio televizive në një tjetër duke dhënë “këshilla bukurie” e “sekrete bukurie”, duke shpjeguar procedura mjekësore me avantazhe e disavantazhe të pabazuara shkencërisht. Pra njerëzit që shkojnë e marrin shërbimin nuk janë të vetmit viktima, viktima janë edhe ata që bëjnë programe e ftojnë joprofesionistë e gjithashtu edhe ata që i ndjekin nga televizori. Ca i lexojnë edhe në portale, gazeta e kudo do shkruhet dhe reklamohet rreth shërbimeve estetike dhe dermatologjike.
Ndaj ASCAD ka punuar për identifikimin e profesionistëve të licensuar dhe zhvillimin e metëjshëm profesional, për të rregulluar gjithë terrenin. Po deri atëherë mos e lërë veten në dorë të kujtdo. Përpara çdo trajtimi, hyr në web-in e ASCAD dhe merr gjithë informacionin që të duhet.