069 700 3337 Kërko

https://www.ascad.org
069 700 3337

Aknet, pergjigjet e pyetjeve tuaja

 

12 PYETJE DHE PERGJIGJE 

 

 

1.Pse kam ende akne, edhe pasi I kam kaluar te 20-at?Akne ne te rriturit ka te njejtet shkaktare si dhe ne adoleshentet: prodhimin e shtuar te yndyres dhe popullimin me bakterie. Ndryshimet hormonale, perfshi shtatzanine dhe menstruacionrt mund ta shtojne prodhimin e yndyres. Prirja per akne eshte familjare, nese ndonje prej te afermeve tuaj e ka kaluar, edhe ju jeni ne rrisk per te pasur akne. Njerezit mund te kene akne edhe pas moshes 40 vjec.

2.Lahem shume shpesh, por ende kam pika te zeza?
Larja e lekures shpesh nuk ju shpeton nga pikat e zeza apo akneja. Pikat e zeza formohen poshte lekures, ku yndyra e quajtur ndryshe edhe sebumi, bejne reaksion ne bashkepunim me ajrin. Kur pori eshte krejtesisht I bllokuar kemi aknen me maje te bardhe. Lajeni fytyren tuaj dy here ne dite me nje sapun specific dhe uje te vaket, jo te ngrohte.

3.Po kontraceptivet; e kurojne apo e shkaktojne aknen?
Pilulat e kontrollit te shtazanise I ndihmojne disa femra qe te kurojne aknen e tyre, por kjo nuk ndodh ne te gjitha. Hormone qe ndodhen ne keto pilula ndihmojne bllokimin e androgjeneve qe nga ana e tyre rrisin sasine e yndyres dhe stimulojne gjendrat e yndyres ne lekure. Por nga ana tjeter jot e gjitha aknet shkaktohen nga androgjenet. Nje pjese e mire e ture shkaktohet nga mbivendosjet bakteriale.

4.A mund ta shkaktoje apo perkeqesoje make-up (fondotinta) aknen time?
Ne fakt cdo gje qe bllokon poret mund te shkaktoje apo perkeqesoje aknen. Per kete arsye tashme prodhohen fondotinta te cilat jane Oil-Free dhe te tilla blijini edhe kremerat apo kremerat mbrojtes ndaj diellit. Ne rastet e akneve te renda, do te ishte me mire te merrnin pudera ne vend te kremerave.

5. Puna ime eshte shume stresante, mund te jete nje prej arsyeve shkatare te aknes?
Stresi nuk eshte nje prej shkaktareve te aknes, perkundrazi akne mund te rrise nibvelin e stresit tek ju. Por nga ana tjeter eshte vene re qe rritja e stresit e perkeqeson situaten akneike.

6. Kush eshte e verteta mbi lidhjen e cokollates me aknen?
Nuk ka asnje prove shkencore qe te lidhe aknen me cokolllaten, sheqernat apo me ushqimet e yndyrshme. Menjanojini ato nese vertete keni vene re lidgje te tyre me shperthimin e aknes. Nga ana tjeter te gjitha ushqimet e siperpermendura duke qene se jane te demshme per shendetin ne pergjithesi, jane te tilla edhe per lekuren tuaj.

7.Cfare eshte akne-ja me cist te thelle?
Akne me cist te thelle vjen si pasoje e poreve te bllokuara ne thellesi te lekures. Antibiotiket jane mjekim I zgjedhur ne kete rast nga dermatologet. Mund te ndihmojne edhe kortizoniket, nderkohe qe te preferuar mbeten edhe tretionina me benzilin e peroxidit. Mos I prekni me dore aknet tuaja, mos I shtrydhni apo cani ato. Kjo mund te perkeqesoje situaten dhe te lere shenja te aknes.

8. Cfare tip aknesh ka?
Ka dy tipe aknesh:
Komedonet: pikat e bardha dhe te zeza
Aknet inflamatore: papulat, pustulat, nodujt dhe cistet.
Punoni me nje dermatology per te hartuar nje plan bashkeveprimi dhe per te marre nje protokoll te plote trajtimi te gjendjes ne te cilen ndodheni ne varesi kjo edhe te percaktimit te shkallles se aknes dhe tipit te lekures.

9. Mund te jete akne ime e lidhur me anemine?
Nuk eshte provuar ndonje lidhje mes aknes, anemise dhe marrjes se Zinkut per trajtimin e anemise. Megjithese prania e anemise mund ta perkeqesoje aknen, nuk ka te dhena per shperthim te aknes nga anemia.

10. Do mbetem perjetesisht me akne?
E lene te beje ciklin e vet, pa trajtim, akne iken vete deri pas moshes 44 vjec. Ne disa femra vazhdon deri ne menopause. Por nderkohe, fatmiresisht, ka trajtime per te mbajtur aknen nen kontroll dhe per ta trajtuar ate.

11. Cila eshte menyra me e mire per te trajtuar aken?
Pergjigjen per kete do ta merrni pas konsultes me nje DERMATOLOG. Mos merrni vete mjekim per aknen, mos e merrni ate te rekomanduar nga farmacisti apo miqte tua. Mos e merrni ate nga estetistja. Besojani lekuren tuaj nje specialist I cili njeh lekuren, tippet e saj dhe eshte formuar ne rruge akademike per kete process.

12. Cila eshte rruga me e mire per te parandaluar aken?
Se pari edukoni vehten qe te mos prekni fytyren. Prekja e ftyres rrit yndyren e acaron dhe shton sasine e mikrobeve ne lekure.
Se dyti nqs keni floke te yndyrshem, produktet qe perdorni per floke te yndyrshem nuk duhet te bien ne fytyren tuaj, pasi bllokojne poret dhe acarojne aken.

Dr.Erjona Shehu

Dermatologe