069 700 3337 Kërko

https://www.ascad.org
069 700 3337

Botox & Fillers ,Cfare jane dhe pse perdoren?

Pak histori për Botox

Botox përdoret në mënyrë të sigurt nga mjekët prej më shumë se 20 vjetësh në trajtimin e disa çrregullimeve si spazmat e syve,çrregullime të SNQ dhe kontraksione muskulare.  Përdorimi i tij në reduktimin e rrudhave është zbuluar në mënyrë rastësore.

Çfarë është Botulinum toxin?

Toksina botulinike është një toksinë e pastër që bllokon çlirimin e acetilkolinës në muskuj dhe si rrjedhojë sinjalin për t’u kontraktuar. Bllokimi i këtij sinjali rezulton në relaksim tëpërkohshëm të muskujve dhe shoqërohet me shtrirje të rrudhave të padëshiruara të shkaktuara nga lëvizjet e mimikës.

Cilat janë zonat që mund të trajtohen?

Toksina botulinike injektohet në muskujt që shkaktojnë rrudhat vertikale midis vetullave dhe në hundë, rrudhat rreth syve, rrudhat horizontale në ballë dhe bandat muskulore të platismës në qafë. Mund të përdoret gjithashtu për ngritjen e vetullave.

Si realizohet trajtimi?

Trajtimi konsiston në injektimin e sasive të vogla të toksinës botulinike në muskujt shkaktues të rrudhave me qëllim imobilizimin e tyre. Trajtimi tolerohet shumë mirë nga pacientët, zgjat 15-30 minuta dhe pacientët mund ti rikthehen menjëherëaktivitetit të përditshëm. Efekti shfaqet 3 deri 7 ditë pas trajtimit dhe ruhet për rreth 4-6 muaj në vazhdim, kohë kur aktiviteti muskulor rikthehet dhe rrudhat rishfaqen.

Indikacione të tjera

Injektimi i Botox gjen vend dhe në trajtimin e hiperhidrozësapo djersitjes së shtuar në zona si sqetulla, pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.  Botox përdoret gjithashtu në trajtimin e migrenës.

Efektet anësore

Këto janë minimale dhe kryesisht lokale. Kështu, në raste tërralla mund të shfaqen nxirje në vendin e injektimit. Shumërrallë pacientët mund të shfaqin dhimbje koke, dobësim tëpërkohshëm të muskujve pranë zonës së trajtuar, rrëzim tëpërkohshëm të vetullës apo qepallës. Kujdes! Botox ka një vlerëtë veçantë në parandalimin e shfaqjes së rrudhave. Ështëpikërisht kjo arsyeja që aplikimi i tij rekomandohet të fillohet nëmosha të reja.

Çfarë janë fillers ose mbushësit kozmetikë?

Ata janë substanca që injektohen në lëkurë me qëllim mbushjen e rrudhave, cikatricave atrofike ose gropëzave dhe rikuperimin e volumit facial. Ata janë ndryshëm, por sot përdoret më shpesh acidi hialuronik, një komponent natyral i indit human që mbush hapësirat midis kolagjenit dhe fibrave elastine në lëkurë. Zonat që mund të trajtohen me filler përfshijnë buzët, rrudhat midis hundës dhe buzëve (plikat nazolabaiale), rrudhat poshtë këndeve të buzëve (marionette lines), rrudhat midis vetullave, rrudhat e imta në faqe dhe përreth gojës.

Sa kohë zgjat efekti i injeksioneve mbushëse?

Korrektimet e kryera me kolagjen kanë një efikasitet që zgjat rreth 3 muaj, ndërsa ato me acid hialuronik persistojnë zakonisht për 6-12 muaj. Transferimi i indit dhjamor të vetë individit nga një zonë tjetër është një alternativë me efikasitet më të zgjatur nëkohë.

Si realizohet trajtimi dhe a shoqërohet me efekte anësore?

Para fillimit të procedurës aplikohet lokalisht një lëndëanestezike në trajtë kremi ose injeksioni për ta bërë trajtimin sa më komod për pacientin dhe më pas injektohet lënda mbushëse. Efekti është i dukshëm menjëherë pas procedurës ndërkohë qëmund të shoqërohet me enjtje, skuqje dhe dhimbje të lehtë, efekte këto që zgjasin nga pak orë deri në disa ditë. Efektet anësore të mbushësve me acid hialuronikë janë minimale dhe reaksionet alergjike tepër të rralla (1 në 5000 raste).

Si përfundim, vlen për tu theksuar se Botox dhe Filler janë dy alternativa shumë të rëndësishme të rigjenerimit facial jokirurgjikal, krejt të ndryshme për sa i përket llojit të substancës që injektohet, mekanizmit të veprimit dhe efikasitetit në zona tëndryshme. Konsultimi paraprak me mjekun dhe vendosja e trajtimit të duhur është shumë i rëndësishëm për të arritur rezultat të kënaqshëm.

Botox dhe Filler mund të aplikohen dhe së bashku për njëtrajtim të plotë rigjenerues të zonave të ndryshme sikurse mund të kombinohen dhe me procedura të lazerit apo radiofrekuencës.

 Dr.Irena Savo Jorgaqi