069 700 3337 Kërko

https://www.ascad.org
069 700 3337

Cfare eshte Fryrja e Buzeve

Fryrja e buzeve apo "lip augmentation" eshte nje procedure dermokozmetike qe ju mundeson buze me te plota e me te mbushura!
Substanca qe perdoret ne kete procedure eshte Acidi Hyaluronic i prodhuar sintetikisht dhe qe ngjan shume me strukturen e Acidit Hyaluronic qe e prodhon vete organizmi.
Kolagjeni tashme nuk perdoret me ndersa mbushja me dhjame nga vete trupi, nuk po aplikohet per shkak te efekteve te shumta anesore.
Aplikimi i Acidit Hyaluronic synon te permiresoje:
- formen
- volumin
- strukturen
Efekti i mbushjes ne buze zgjat 6, 8 deri 10 muaj.
Mjeket qe kryejne proceduren: Dermatologe dhe Kirurge plastike. Procedura eshte e RREZIKSHME nqs kryhet nga JOPROFESIONISTE.

Para procedures:
Shihet se bashku me pacientin ne pasqyre cfare do te rregulloje ne buzet e tij dhe a mund te nderhyhet. Cdo lloj nderhyrje qe del jashte fizionomise normale te fytyres se pacientit eshte e demshme per pamjen e tij dhe reputacionin e profesionistit.

Pyetet pacienti nese ka pasur se fundmi infeksion herpetik, vuan nga diabeti apo ka probleme me koagulimin e gjakut.

Aplikohet krem anestetik per te bere mpirje te buzeve me qellim qe te mos ndjehen shqetesime apo dhimbje gjate injeksionit.
Pas procedures mund te kete shenja te vendeve ku eshte bere injeksioni ose nxirje te tyre. Te gjitha keto jane te rikthyeshme dmth: zgjasin shume pak!

Pyetja me e zakonshme qe behet: po nqs mbaron efekti i "fillers" dhe une nuk dua ta bej me?
Asnje gje per tu shqetesuar! Buzet rikthehen sic i keni pasur.
Pyetja tjeter me e zakonshme: Sa kushton procedura?
Kjo ne varesi te tipit te nderhyrjes, vendoset pas bisedes me mjekun tuaj!

Dr.Erjona Shehu

Dermatologe