069 700 3337 Kërko

https://www.ascad.org
069 700 3337

Dielli Pranveres

 

Dielli i pranveres dhe me tej eshte demtuesi kryesor i lekures, ndaj edhe keshillat e mjekeve jane me te shumta ne kete periudhe. Per te pasur nje lekure sa me te paster pa njolla kafe dhe per tu mbrojtur ndaj rrezeve te demshme qe shkaktojne kancer te lekures mjeket dermatologe rekomandojne nje kujdes te vecante ne kete muaj. Lekura Alarmi i diellit pranveror bie pikerisht per personat qe kane lekure ngjyre te celur, sy ngjyre te hapur qe jane persona me te predispozuar per te zhvilluar kancer lekure si dhe per personat qe kane predispozite te shfaqin njolla kafe ne lekure. eshte pikerrisht dielli ai qe akuzohet si faktori kryesor i plakjes se lekures, i njollave ne lekure ( melasma) dhe i kancerit te lekures. Ndaj mjeket dermatolog rekomandojne me urgjence te perdoren kremra me filtra mbrojtes (spf) sa me te larte. Ne te kundert, do te jete teper vone per te hequr njollat kafe, per te permiresuar demet e rrereve ne lekure dhe mundesine per te shfaqur kancer lekure. Shumica e femrave vecanerisht ne vendin tone si nje vend mesdhetar me diell perballen cdo vit me stresin dhe deshiren per te eleminuar njollat e erreta ne lekure, njolla keto te perkeqesuara ndjeshem ose te formuara si shkak i rrezeve te pranveres e me tej. NJollat ne lekure mund te kene dhe disa faktore predispozues si: ndryshimet hormonale, shtatezania, kontraceptivet orale ose disa medikamente te tjera te marra ne rruge orale dhe duke mos u mbrojtur nga rrezet e diellit. Sigurisht predispozita familjare ( gjenetike) luan rol ne zhvillimin e kancerit te lekures dhe te njollave ne lekure. Dielli Ekspozimi ne rrezet e forta diellore ne periudhen mars-prill mund te behet shkak per shfaqjen e nje sere problemesh te lekures te cilat mund te marrin permasa te veshtira nese nuk trajtohen ne kohen e duhur. Nje nga problemet kryesore te kesaj periudhe eshte shfaqja e njollave kafe ne fytyre dhe zonat e ekspozuara te cilat mbeten te pariparueshme per gjithe periudhen e vitit, demtimi i fibrave te kolagenit e elastines ne leure dhe plakja e lekures, si dhe demtimet qe cojne ne zhvillimin e kancerit te lekures. Ne kete periudhe te vitit si dhe ne vazhdim gjate veres eshte e domosdoshme perdorimi i kremrave me filtra mbrojtes te cilet duhet te kene nje faktor mbrojtje ndaj diellit (spf) te larte. Personat me te riskuar ndaj kancerit te lekures , qe kane predispozite familjare per te zhvilluar kancer lekure ose per te shfaqur njolla ( melasma ) ne lekure sigurisht qe u rekomandohet te perdorin produkte mbrojtese ( Kremra, emulsione ) me faktor mbrojtes shume te larte ( spf 50, 50+).

Kremrat, Emulsionet m