069 700 3337 Kërko

https://www.ascad.org
069 700 3337

Cfare eshte solari dhe sa perdoret ai ne vendin tone?

Solaret jane makineri qe realizojne nxirjen e lekures ne menyre artificiale, pra procesi i nxirjes se lekures realizohet jo nepermjet ekspozimit ne diell.

Sigurisht qe sot trendi i aplikimit te aparaturave solar eshte i rritur krahasuar me vitet e meparshme. Kjo rritje e kesaj tendence lidhet dhe me vete trendin e rajonit vecanerisht shtim i aplikimit te aparaturave solar verehet ne Itali. Aplikohet me shume ne grupmoshat 20-35 vjec qofshin keto femra ose meshkuj.

  • Cfare shkakton ne lekure perdorimi i tij?

Demet ne lekure te aplikimit te solareve jane te medha jo vetem ne se perdoren pa kriter por dhe pas nje ekspozimi te vetem. Pasojat jane te renda jo vetem pasi mund te shkaktoje kancer lekure por ndikon ndjeshem dhe mbi kolagenin e elastinen e lekures duke shkaktuar plakje te parakohshme dhe rrudha.

 

  • Ata qe bejne solar, jane te informuar ne lidhje me efektet negative qe sjell ai ne lekure?

Pjesa me e madhe nuk jane te informuar per demet e ketyre seancave. Nje pjese megjithese i njohin rreziqet perseri aplikojne disa séance para frekuentimit te plazheve te tunduar nga pamja me terheqese pas aplikimit e nxirjes se lekures.

 

  • Ka qelluar qe disa persona qe e perdorin masivisht solarin te ankohen tek ju? Si keni vepruar?

Po shume persona i drejtohen mjekeve dermatology pas aplikimit te aparaturave solar. Kjo ndodh dhe menjehere por dhe pas disa viteve te aplikimit te solareve.  Nje nga efektet anesore te padeshirueshme te menjehershme mund te jete djegia nga solari. Efekt tjeter eshte mungesa e hidratimit te lekures dhe demtimit te fibrave te kolagenit e elastines dhe kjondodh pas disa aplikimeve. Efekte te tjera ne harkun kohor eshte ndryshimi i formes dhe madhesise se nishaneve apo edhe me keq kanceri i lekures. Sot ne bote vecanerisht ne Amerike keto makineri quhen “ Makineri te kancerit”. Ne menyre absolute nuk rekomandohet te aplikojne solar personat me lekure ngjyre te celur (fenotipi I, II), personat me histori familjare per kancer lekure, personat me shume nishane.

  • Kremerat solare kane te njejtin efekt si rrezet artificiale te solarit?

Kremrat solare me faktor mbojtes spf realizojne mbrojtjen e lekuren nga demtimet e rrezeve UVA ( qe akuzohen qe shkaktojne kancer lekure) dhe UVB ( qe akuzohen si demtues ne elasticitetin e lekures).

Sot ne farmaci ka kremra dhe tableta dhe me veti autoabronzante ( vetenxires). Tabletat permbajne tirozine dhe beta-karoten perberes keto qe nxisin me shume prodhimin e melanines. Problemet qe lidhen me aplikimin e kremrave autoabronzante lidhet me njetrajteshmerine e aplikimit te kremit dhe rrezikun e marrjes se ngjyres jo te njetrajtshme. Gjithsesi mjeket dermatolog sot rekomandojne perdorimin e kremrave solar me faktor te larte mbojtes.

 

 

  • Keshilla per te kaluar nje vere te shendetshme dhe te sigurte?

 Ne menyre qe te mbrojme lekuren tone nga efektet anesore te rrezatimit diellor rekomandohet  nje ekspozim ne diell sa me i kujdesshem. Duhet te evitohet ekspozimi gjate oreve 12- 16.30. Aplikimi dhe ri-aplikimi i kremrave me faktor te larte mbrojtes SPF eshte domosdoshmeri per nje ekspozim te sigurte ( SPF 30, 50, 50+).  Duhet te perdoren syzet mbrojtese dhe kapele dhe vecanerisht kujdes me i vecante tek femijet te cilet kane nje lekure me te djeshme. Duhet te riaplikohen kremrat me faktor mbrojtes pas cdo larje ne det dhe djersitjes.  Gjate ekspozimit te konsumohen lengje sa me shume dhe pas ekspozimit te aplikohen kremra emollient hidratues ne menyre qe lekura te hidratohet sa me shume.

 Dr.Monika Fida PhD