069 700 3337 Kërko

https://www.ascad.org
069 700 3337

Njohja me Lekuren tuaj dhe Kujdesi ndaj saj

Lekura eshte organi me I madhe ne trupin e njeriut. Ajo ka nje sere funksionesh :

Funksioni Mbrojtes, Funksioni Termorregullues, Funksioni Perthithes, Funksioni Sekretor, Funksioni respirator, Funksioni Sensitiv et. Lekura eshte nje organ kompleks, i cili kerkon edhe vemendje e kujdes te vecante. Per t’ja dedikuar lekures suaj kete vemendje e kujdes duhet ta njihni mire ate.
CFARE TIPI LEKURE KENI?
Per te percaktuar tipin e lekures suaj beni kete prove:
Sapo te jeni zgjuar nga gjumi merrni nje pecete letre dhe vendoseni mbi fytyre duke e shtypur me duar ne te gjithe fytyren.
1- Nese ne peceten e letres nuk ka gjurme yndyre atehere lekura juaj eshte normale me keto karakteristika:
kompakte, elastike, ngjyre homogjene , e bute
2- Nese peceta e letres rri e paster, por lekuren e ndjeni te thate dhe te trehequr, lekura juaj eshte e thate me karakteristikat:

Tenton te kete ngjyre te verdhe, me rrisk dehidratimi dhe plakje te shpejte

3- Nese ne peceten e letres vini re pika yndyre vecanerisht ne zonen T: fytyre, hunde dhe mjeker, atehere keni lekure te yndyrshme. Lekura juaj eshte e shkelqyeshme, vajore me pika te zeza me histori per akne. Karakteristike:

Nuk ka tendence per rrudha dhe plaket shume ngadale.

4- Gjurme yndyre ne hunde dhe ne balle, por e paster ne faqe. Ne kete rast kemi te bejme me lekuren mikse qe e ka pjesa me e madhe e femrave. Eshte lehtesisht e trajtueshme, mjaft te dihen zonat qe kane nevoje per pastrim dhe ato qe kane nevoje per hidratim.

5- Lekura sensitive. Ne kete tip lekure, prova me pecete letre nuk eshte e nevojshme. Ju qe e keni kete lekure e njihni qe nga momenti qe perdorni produkte jo specifike per lekura te ndjeshme. Keni vene re skuqje dhe fryrje te lekures. Karakteristikat:
Vecanerisht e thate, e terhequr, e irritueshme dhe delikate.

Pasi te keni percaktuar tipin tuaj te lekures atehere mund te merrni nje sere masash per mirembajtjen e saj, me e rendesishmja nder te cilat eshte higjena. Per te pastruar mire fytyren ju rekomandoj te veproni ne kete menyre:
1- Para larjes mblidhni floket ose vendosni nje rrip qe ato te mos ju bien ne fytyre. Keshtu pastrimi do te marre kohen e duhur dhe do te behet i plote.
2- Lageni fytyren disa here me uje te vaket.Uji i vaket hap poret dhe ju ndihmon te pastroni me thelle. Shmangeni ujin e ftohte ne larjen e fytyres. Ende mos e thani fytyren!
3- Perdorni laresin ose sapunin duke e aplikuar ne fytyre me levizje rrethore. Perhapeni me delikatese ne fytyre, vecanerisht nese keni akne ferkimi mund ta perkeqesoje ose te lere shenja. Nuk u nevojitet shume sapun ose lares per te pastruar fytyren ndaj mos e ekzagjeroni.
4- Shpelajeni mire fytyren. Hidhini uje fytyres disa here, duke e ferkuar lehte me duar, pas cdo shpelarje. Nese laresi nuk shplahet lehte mund te merrni nje cohe te paster apo peshqir pambukur ta shplani me uje, shtrydheni dhe me te pastroni fytyre. Ne fund shplajeni prape.
5- Shplajeni shume fytyren , me shume se sa mendoni qe duhet shplare. Nese mbetet sapun apo lares ai e than lekuren, bllokon poret e saj dhe ndryshon pH. Lenia e sapunit e ben me te piset se me pare lekuren tuaj.
6- Tregoni kujdes maksimal ne shplarjen e kufirit midis flokut dhe fytyres, nofulles se poshtme dhe cfare rrjedh poshte saj.


7- Me nje peshqir te bute fshijeni fytyrenme delikatese.

8- Vendosni nje tonic, pa alkool me nje disk pambuku.

9- Vendosni kremin e perditshem ne fytyre dhe vazhdoni aktivitetin e perditshem.

Dr.Erjona Shehu