About ASCAD
Rreth Nesh

Shoqata e Dermatologjise Kozmetike & Aestetike Shqiptare u themelua ne Nentor 2019.
ASCAD eshte nje organizate e cila ka si qellim:promovimin, mbeshtetjen, per te shkembyer njohur,per te zhvilluar ne Shqiperi si dhe ne nivel Europian dhe Nderkombetar, Konferenca,studime ne Fushen e Mjekesise Estetike, permes formimit, informimit, metodikave, teknikave dhe kerkimit shkencor per te permiresuar ne menyre te vazhdueshme aktivitetin dhe procedurat me qellim qe te kurojne dhe te parandalojne demtimet estetike, nepermjet protokolleve teknike dhe shkencore duke zhvilluar ne menyre korrekte aktivitetin profesional te mjekut, normat etike te sjelljes si dhe kujdesin ndaj figures se Mjekut Estetist.
Misioni
ASCAD eshte Shoqata e Dermatologjise dhe Estetikes Shqipetare e dedikuar per te ndihmuar mjeket profesioniste per te pembushur potencialin e tyre.
- Te ofroje sherbimin profesional pacienteve duke krijuar siguri dhe standartin me te larte .
- Te bashkoje mjeket e licensuar ne fushen e Mjekesise dhe Kirurgjise Plastike, me specialitete dhe kompetenca te ndryshme apo disiplina te tjera te ngjashme duke vene eksperiencat dhe studimet e tyre ne sherbim per: permiresimin,pergatitjen individuale te anetareve per te kontribuar ne ASCAD.
- Te ofroje kurse, trajnime per formimin,perditesimin,perfeksionimin e te diplomuarve ne fushen e mjekesise ne lidhje me Shoqaten ASCAD.
- Te promovohen programe vjetore sipas aktivitetit konform QKEV.
- Te zhvillohen dhe te vleresohen publikime shkencore dhe didaktike te realizuara nga anetaret e ASCAD si dhe dhenia e cmimeve apo bursave te studimit nga ASCA, konform objektivave te sas.
- Bashkepunim nder-institucional,disponibilitet dhe bashkepunime te mundshme me Ministrine e Shendetesise, Shoqata Shendetesore, Organizma dhe Institucione te tjera Rajonale dhe Kombetare
- Te promovohen kerkime eksperimentale ne industrine farmaceutike dhe kozmetologjike,per permiresimin e vazhdueshem te cilesise.
- Te organizohen Konferenca, Kongrese, Seminare, Trajnime, Kurse etj ne nivelin Kombetar dhe Nderkombetar me synim arritjen e objektivave te siperpermendura, te permbledhura keto te gjitha ne faqen zyrtare te webit te ASCAD.